Zyra e Presidentes merr me qera 35 automjete për samitin dy-ditor

Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 30 September 2022
Zyra e Presidentes së Kosovës ka paguar 8,791.00 euro për marrjen me qera të 35 automjeteve të cilat do të përdoren për nevoja të një samiti dy-ditor, të organizuar në Prishtinë nga shefja e shtetit.
Bazuar në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të Presidencës, 35 automjetet – dhjetë prej tyre të klasit VIP, do të merren në shërbim me qera për bartjen e delegacioneve zyrtare pjesëmarrëse në Samitin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Tenderin e vlefshëm afër 9,000.00 euro e ka fituar kompania private e cila merret me marrjen dhe dhënien me qera të automjeteve, Corpora Sh.p.k, me bazë në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, raporton Paparaci.
Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Prishtinë do të organizohet edicioni i parë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS), më 22-23 tetor 2022.
Sipas njoftimit për media nga Zyra e Presidentes thuhet se forumi si temë do të ketë “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”, ky ka për qëllim të reflektojë mbi sukseset dhe sfidat e kësaj axhende 22 vite pas miratimit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të njohur e promovuar aftësitë e grave dhe vajzave për të kontribuar në mënyrë aktive e përmbajtjesore në procese të paqes dhe sigurisë.
“Ky edicion i parë i Forumit do t’i dedikohet trashëgimisë së ish-sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright. Forumi do të sjellë në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, e personalitete përgjegjëse për zbatimin e kësaj axhende.

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...