Lajme

Zyra e Osmanit zbulon se çfarë e njoftoi Kushtetuesja për Ligjin e Pagës Minimale

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 01 August 2023

Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, se Ligji për Pagën Minimale do të mund të dekretohet vetëm pas vendimit përfundimtar.

Saktësisht bëhet fjalë për Ligjin nr 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës miminale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidences, Bekim Kupina.

-Advertisement-

“Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit”.

“Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, tha Kupina për Gazetën Sinjali.

Kujtojmë se sot, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të refuzojë kërkesën e PDK-së që të pezullojë të gjitha vendimet që janë marrë në seancën e Kuvendit të mbajtur më 13 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera