Lajme

Zyra e Kurtit shpall tender, do të blejë karrige mbi 8 mijë euro vlerë

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 27 July 2022

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti do të shpenzojë mbi tetë mijë euro për blerjen e dhjetëra karrigeve statike dhe lëvizëse.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në faqen zyrtare e-Prokurimi, Zyra e Kryeministrit do të furnizohet me 110 karrige të tilla (40 të një lloji dhe 70 të një lloji tjetër).

-Advertisement-

Për këtë tender ishin planifikuar të shpenzoheshin 10 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 8 mijë e 350 euro.

Në dosje përshkruhen edhe kriteret që duhet t’i kenë këto karrige.

“Karrige për zyre me rrota, me krahë, strukturë najloni – rrjetë, pjesa për mbështetje dhe ajo e kokës, pjesa për ulje tapiceri tekstili, ngjyra e zezë , dimensionet standarde. (40 copë). Meqenëse posedojmë një pjesë të karrigeve në sallat e Objektit të Qeverisë, me qëllim të unifikimit të tyre, preferohet ky model i karrigeve. Në rast të pengesave eventuale, tolerohet ndonjë devijim i vogël, por si tërësi ta ruaj formatin dhe dukjen e prezantuar. Karrige statike për zyre, me krahë, strukturë najloni- rrjetë për mbështetje dhe pjesa për ulje tapiceri tekstili, ngjyra e zezë, dimensionet standarde. (70 copë). Në rast të pengesave eventuale, tolerohet ndonjë devijim i vogël, por si tërësi ta ruaj formatin dhe pamjen e prezantuar”, thuhet në dosje.

Kompania që e ka fituar tenderin është “Mobelland” SH.P.K.

Kontrata është dhënë më 26 korrik 2022, derisa nënshkrimi planifikohet të bëhet më 28 korrik 2022.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftimin për dhënie të kontratës. /Reporteri.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera