Sport

Zvicra e merr edhe një lojtar kosovar, e fton për ndeshjet me Spanjën dhe me Çekinë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 19 Shtator 2022

Zvicra e ka afruar edhe një lojtar kosovar në gjirin e saj.

“Helvetikët” në fakt e kanë ftuar për ndeshjet e shtatorit futbollistin Ardon Jashari.

20 vjeçari do ta zë vendin e sulmuesit, Noah Okafor, i cili nuk do t’i bashkohet Zvicrës shkaku i problemeve me dhëmbët, shkruan “Gazeta Express”.

-Advertisement-

Kështu, selektori Murat Yakin vendosi t’ia japë rastin futbollistit kosovar për dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Spanjës dhe kundër Republikës Çeke, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Futbollisti i Luzernit ka udhëtuar sot drejt Bad Ragaz për t’iu bashkuar “Helvetikëve”.

Ai deri tash e ka zhvilluar një ndeshje me ekipin U-21 të Zvicrës, ndërsa është zëvendës kapiten i Luzernit.

Për ndeshjet e shtatorit, Zvicra i ka ftuar edhe dy lojtarët tjerë kosovarë dhe mjaft të rëndësishëm, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Kështu, Kosova po e humb edhe një lojtar premtues, i cili, nëse paraqitet me zviceranët në ndeshjet e shtatorit, s’ka të drejt në të ardhmen ta ndërrojë Kombëtaren.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy