Lajme

Zvicër: Kosovari në zonën 80 vozit 195 km/h, kapet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 18 April 2022

Një 42 vjeçar nga Kosova brenda 24 orëve dy herë i ka shkelur rregullat e komunikacionit.

Ai në zonën 80 km/h e ka vozitur makinën e tij me 170 km/h.

I njëjti raportohet se në të njëjtën ditë është kapur nga radarët rrugor në një rast tjetër duke vozitur me 195 km/h.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur të premtën në Rafz që gjendet në kantonin e Zurichut.

Burri nga Kosova është arrestuar nga policia kantonale e këtij rajoni.

Atij i është marrë patentë-shoferi dhe është dërguar në stacionin policor për t’u marrë në pyetje.

42 vjeçari duhet të jap llogari para prokurorit publik të prokurorisë së Limmattal/Albis, raportojnë mediat zvicerane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera