Lajme

Zveçan, një burrë raporton se është ndaluar nga disa persona të armatosur

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 25 May 2023

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast në Zveçan, që e ka cilësuar si nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 16:00.

Në raportin policor bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se është ndalur nga disa persona të cilët dyshohet se ishin të armatosur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është ndalur nga disa persona të cilët dyshohet se ishin të armatosur. Njësitë policore kanë ndërmarr veprimet e tyre, si dhe lidhur me rastin është konsultuar prokurori”, thuhet në raport.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Studio Master në UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Arizona State University

Të tjera