Sport

Zv.Presidenti Agim Ademi e uron Prishtinën për fitoren në Ligën e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 06 July 2018

Zv.Presidenti i FFK-së, z.Agim Ademi, e uron dhe e përgëzon FC “Prishtina” për kualifikimin historik në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës, shkruan Gazetafokus

Në ndeshjen e kthimit të rrethit parakualifikues, Prishtina shënoi fitore me rezultat bindës 5:0 kundër skuadrës Europa nga Gjibraltari, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ndeshja e parë në Gjibraltar ishte mbyllur 1:1. Golat për Prishtinën i shënuan Armend Dallku (9’-pen, 35’-pen), Gauthier Mankenda (13’), Ahmed Januzi (59’) dhe Mërgim Pefçeli (86’).

Në rrethin e parë të kualifikimeve Prishtina do të luajë kundër skuadrës nga Luksemburgu, Fola Esch, më 12 dhe 19 korrik.

-Advertisement-

Urimi i zv.Presidentit, z. Agim Ademi

“Fitorja e sotme e FC ‘Prishtina’ përballë FC ‘Europa’, me rezultat bindës 5:0 në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë ishte e mirëseardhur për të gjithë opinionin futbolldashës në Kosovë. Paraqitja dinjitoze e FC ‘Prishtina’ dëshmoi se futbolli ynë ka hyrë në rrugën e duhur dhe po ecën me hapa të sigurt drejt ngritjes së nivelit. Kalimi i rrethit parakualifikues nga të dyja klubet tona që sivjet paraqiten në garat evropiane na jep shpresa të mëdha se në vitet e ardhshme futbolli ynë do të prezantohet edhe më fuqishëm.

Ndaj në emrin tim dhe KE të FFK-së, e përgëzoj FC ‘Prishtina’, drejtuesit e klubit, stafin, futbollistët dhe tifozët për këtë arritje të madhe, duke i inkurajuar që të japin më të mirën e tyre edhe në vazhdim të garave të Ligës së Evropës”.

Me respekt,
Agim Ademi, zv. President i FFK-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera