Uncategorized

Zv/ministri Zeka: Prej nga e gjithë kjo urrejtje për çlirimtarët?

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 26 November 2017

Zv/ministri në Ministrinë e Puënve të Brendshme, Izmi Zeka ka pyetur se prej nga është e gjithë kjo urrejtje për çlirimtarët.

Zeka ka thënë se paralajmërimi për fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krime të luftës është një lajm ogurzi për shqiptarët dhe Kosovën. Kjo jo për aktin se do të gjykohen ushtarët e UÇK-së, por për faktin se tentohet që çlirimtarët të barazohen me kriminelët.

Ai ka thënë gjithashtu UÇK-ja nuk ka bërë krime lufte, por UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare e të denjë për t’u radhitur ndër ushtritë më të pastërta në historinë e luftërave.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë:

Prej nga gjithë kjo urrejtje për clirimtarët?!…

Paralajmërimi për fillimin e punës së gjykatës speciale për krime të luftës është një lajm ogurzi për shqiptarët dhe kosovën. Kjo jo për faktin se do të gjykohen ushtarët e UCK-së, po per faktin se tentohet që clirimtarët të barazohen me kriminelet. UCK-ja nuk ka bërë krime lufte, por UCK ka bërë luftë clirimtare e të denj për tu radhitur ndër ushtritë më të pastërta në historinë e luftërave.

Dhe kur kjo është e ditur botërisht, ske se si mos të habitesh me faktin që dalin zëra ndër vet shqiptarët duke e mirëpritur këtë gjykatë. Prej nga gjithë kjo urrejtje për clirimtarët?!…Prej nga i gjithë ky pezm e kjo mëri?!… Sidoqoftë një gjë është e sigurte. Edhe kjo gjykatë do të përfundoj me pa lavdi. Ska gjykatë që e dënon clirimtarin. Po ku do të mbetën me pas këta shqiptarë që sot po i gëzohen kësaj gjykate? Cka do të thonë nesër? Do i hanë fjalët e veta apo do të kërkojnë falje…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera