Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 22 December 2024
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirmuar se përgjatë një periudhe kohore, KFOR-i ua kishte ndaluar pothuajse të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar hyrjen në objektet e katër komunave veriore të Kosovës.
Kjo kishte ndodhur në prillin e vitit 2023, kur për herë të parë pas fitimit të zgjedhjeve, katër kryetarët shqiptarë nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë, kishin hyrë në objektet komunale.
“Kjo nuk mundet me u mohu, unë e kam pa vet me sytë e mij atë listë. E kam pa emrin tem aty, mandej i kam pa edhe fotografitë e qeveritarëve. Nuk e kam pa vetëm të kryeministrit. Besnik Bislimi zëvendëskryeministri ka qenë atë dhe plot të tjerëve me radhë aty.
Gazetari: Edhe emrat e Xhelal Sveçlës dhe Elbert Krasniqit?
Unë e di që emrat kanë qenë, se nuk jam ndal me e shfletu secilin portret me fotografi, por çfarë ka bërë KFOR-i, është futë në këtë ueb-sajtin e qeverisë, në këtë portalin e qeverisë dhe i ka shiku aty krejt kush janë qeveritarët dhe prej aty i ka marrë edhe fotografitë, i ka printu edhe ua ka lënë ushtarëve të vet, që nëse këta njerëz i shihni tek komuna mos i lejoni me hy brenda. Kështu ka qenë për një kohë”, ka theksuar Vokrri, i ftuar në emisionin “Infotalks”, prodhim i Gazeta Infokus.
Madje, në disa raste ai ka treguar se KFOR-i i ka kthyer prapa ministrat që shkonin për t’i vizituar kryetarët në objektet komunale. “Ka ndodhë që kanë kthy ministra, ka ndodhë që më ka kthy edhe mu prej zëvendësministrave. Mandej ka pas situata që për me e rujtë fytyrën e qeverisë, pasi unë veç isha mësu me atë sjellje të KFOR-it atje, ju thojsha kolegëve të tjerë nëse ishin ministra me mu, më mirë rrini ju edhe po shkoj unë te shoh qysh e kanë disponimin, nëse më lejojnë mua me hy ju ftoj. Edhe ka ndodhë që më kanë thënë që nuk je punëtor i komunës, nuk ke çka me kërku, kthehu, nuk ju interesojke se çka jam, qeveri ose ashtu“, ka thënë Vokrri. /Gazeta Infokus
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...