Lajme

Zv.ministri i Jashtëm i përgjigjet BE-së: Lista Serbe po bllokon statusin e Kishës Ortodokse Serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 07 January 2025

Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, i është përgjigjur kërkesës së Bashkimit Europian që të miratohet Ligji për Lirinë Fetare përmes së cilit definohet statusi i Kishës Serbe në Kosovë.

Në konferencën e sotme në Bruksel, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se blloku i bën Kuvendit të Kosovës për miratimin e tij, duke shtuar se ai është në të mirë të të gjitha komuniteteve në vend.

“Dhe për projektligjin e Kishës Ortodokse Serbe, ne bëjmë thirrje për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit që të mbështesin miratimin e ligjit”, tha ajo.

-Advertisement-

Por, Ahmeti në një postim në X tha se Qeveria e Kosovës e ka kaluar këtë Projektligj, por se ai mbetet i bllokuar në Kuvend për shkak të Listës Srpska.

“Qeveria e Kosovës e ka kaluar Projektligjin për Liritë Fetare, por 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë që ai të mbetet i bllokuar në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen e Ohrit janë dakorduar që palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe.

“Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese europiane”, thuhet ndër të tjera në Nenin 7 të marrëveshjes së 27 shkurtit 2023./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera