Sport

‘Zonja e Vjetër’ i vihet pas yllit të madh të Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 20 September 2017

Juventusi synon ta marrë Emre Can, por ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Liverpoolin, me raportet se ka mosmarrëveshje mbi një klauzolë lirimi, transmeton ORAinfo.

Futbollisti gjerman do të jetë një agjent i lirë gjatë verës së ardhshme dhe bardhezinjtë kanë qenë të hapur për dëshirën e tyre për ta nënshkruar atë.

-Advertisement-

Ndërsa Reds janë të prirur për ta mbajtur atë në Anfield, deri tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje për zgjatjen e kontratës.

Tani Sun po raporton se Liverpooli është i gatshëm ta bëjë atë një nga lojtarët më të paguar në Anfield, por Can dhe agjenti i tij po kërkojnë një klauzolë lirimi që klubi e konsideron shumë të ulët.

Kjo ngre mundësinë e mesfushorit të largohet me pagesë kur skadon kontrata e tij, me Zonën e Vjetër që është e interesuar./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera