Lajme

ZKM jep detaje rreth takimit trepalësh në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 24 October 2024

Gjatë ditës së sotme në Bruksel është mbajtur takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë.

Në Bruksel është zhvilluar edhe një takim trepalësh midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Lidhur me takimet që u zhvilluan në Bruksel, Zyra e Kryeministrit ka dhënë edhe detaje.

-Advertisement-

‘’Në takimin bilateral me emisarin Lajçak si dhe në atë trilateral, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, e atë në tërësi dhe pa vonesa të mëtejme, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.Ai nënvizoi dhe nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, patur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të marrëveshjes nga Serbia dhe vijat e saj të kuqe që shkelin frymën dhe nenet e marrëveshjes, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Brnabiq dhe dorëzimin e kryekriminelit dhe terroristit Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë, si kryesi i aktit terrorist të Banjskës.Ndërkohë, një nga temat e trajtuara në takimin bilateral me emisarin Lajçak, ka qenë dhe çështja e personave të pagjetur, ku Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës së përbashkët’’, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në takim gjithashtu u diskutua edhe për marrëveshjet mbi lirinë e lëvizjes, energjinë dhe vizitat zyrtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera