Zjarrfikësit gjejnë mbi 2 milionë dollarë nën rrënojat e tërmetit
Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 17 February 2023
Zjarrfikësit që po kërkojnë ende për të mbijetuar në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet e 6 shkurtit që goditën Turqinë, janë përballur me një situatë të pazakontë në Gaziantep.
Mediat në Turqi raportojnë se zjarrfikësit kanë gjetur më shumë se 2 milionë dollarë para “cash” nën gërmadha. Menjëherë, ata hapën kamerat dhe i vendosën të gjitha paratë në një qese të zezë, përpara se tja dorëzonin ato policisë.
“Ne jemi përpjekur me të gjithë fuqinë tonë për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar nën rrënoja, të shpëtojmë jetë. Po ashtu, ne jemi përballur edhe me shumë raste të ngjashme kur kemi gjetur shuma parash apo sende të tjera me vlerë, të cilat ja kemi dorëzuar menjëherë policisë. Kjo është puna e një zjarrfikësi, shpëton jetën, mbron dhe pronën”, kështu është shprehur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Gaziantep, Cafer Yilmaz.
Nën gërmadhat e godinave, përveç punonjësve të grupeve të kërkim-shpëtimit, janë parë hajdutë që gërmonin për sende me vlerë, pavarësisht ruajtjes nga autoritetet. Ndërkohë që personat kapen dhe arrestohen brenda një kohe të shkurtër, grupet e kërkim-shpëtimit ua dorëzojnë forcave të sigurisë paratë dhe bizhuteritë që njerëzit mbanin në shtëpitë e tyre.
Sipas mediave turke, nën rrënoja janë gjetur qindra kasaforta dhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të shtrenjta. Për të shmangur abuzimet, autoritetet po regjistrojnë ço objekt të gjetur, ndërkohë që të gjithë njerëzit që pretendojnë se kanë humbur sende me vlerë nën rrënoja, duhet të bëjnë kallëzim në polici.
Më pas nis procesi i verifikimit dhe nëse, sipas një procedure ligjore, të gjitha paratë, byzylykët, vathët dhe xhevahiret e çmuara që nxirren nga rrënojat nuk merren nga pronarët brenda një viti, ato transferohen në thesarin e shtetit.
Të tjera
-
AAK prezanton kandidatët për deputetë nga Rahoveci
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka prezantuar sonte kandidatët e saj për de...
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri në Prishtinë, plagoset një person
Rreth orës 15:00 në Hajvali të Prishtinës, një person ka mbetur i plagosur me...
-
Osmani takohet me kryetaren e PE-së, flasin për procesin e intregrimit evropain të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kryetarene Bashkimit ...
-
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në Budapest
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se rizgjedhja e Donald Trumpit si pr...
-
AAK formon degën e saj në Berlin të Gjermanisë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani, ka formuar degën e saj në Berl...
-
Ishte shpallur në kërkim, Policia arreston të dyshuarin për zjạrrvënie e kạnosje
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën zjarrvëni...
-
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Buja: Përmendesha në tre paragrafë në aktakuzën ndaj Thaçit e të tjerëve, lirimi im nga akuzat fitore edhe për ta
Ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, ka folur pas kthi...
-
LDK tubohet në Viti, Abdixhiku: Po e dëshmoni se ndryshimi është afër
“Turneu i Ndryshimit” të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vazhduar sot në q...
-
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj turk,...
-
Kryetari Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti sot në takim ambasadorin e Turqisë në Ko...
-
Lutfi Haziri për fitoren e Trump: Urime president, rikthimi i madh dhe historik u bë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për fitoren e Donald Trump...