Lajme

Zjarret në Francë detyrojnë evakuimin e masës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 26 July 2017

Zjarret në Francën juglindore kanë detyruar evakuimin e 10,000 njerëzve gjatë natës, transmeton Infokusi.com

Qindra zjarrfikës janë hedhur në veprim për të mundur zjarret pranë Bormes-les-Mimoses. Përfshirja e Francës nga zjarri, detyroj këtë shtet që ti kërkoi fqinjëve të saj të BE-së ndihmë për të luftuar zjarret.

Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregut mesdhetar, në brendësi të maleve dhe në ishullin e Korsikës.

-Advertisement-

“Evakuimet, të paktën 10,000 persona kanë ndjekur se si është përhapur zjarri”, thuhet nga zyrtaret që bëjnë kontrollin e zjarrit.

Një nga zjarret më të rënda është në një zonë afër vendpushimit popullor të Saint-Tropez. Aty janë evakuuar qindra shtëpi.

Në përgjithësi, më shumë se 4,000 zjarrfikës dhe trupa mbrojtës janë përpjekur të shuajnë flakët që nga e hëna.

Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 oficerë të policisë janë prekur nga thithja e tymit, thonë zyrtarët./Infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera