Lajme

Zjạrr i madh në bjeshkët e Prevallës, Policia u del në ndihmë zjarrfikësve

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 11 August 2024

Bjeshkët e Prevallës janë përfshirë sot nga një zjarr i madh.

Togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se njësitë policore i kanë dalë në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarreve.

Ai tha se kësaj përpjekjeje i janë bashkëngjitur edhe disa vullnetarë.

-Advertisement-

“Lidhur me zjarrin në bjeshkët e Prevallës që në orët e mëngjesit, sot me datë 11.08.2024,  komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit ka pas takim me drejtoreshën e Emergjencave të Komunës së Prizrenit dhe zyrtarë të tjerë dhe së bashku janë koordinuar për veprimet për shuarjen e zjarrit. Policia është vënë në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetarë”, ka thënë Bytyqi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera