Sport

Zidane: Nuk e dua La Ligan pa Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 08 September 2017

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se nuk mund ta paramendojë La Ligan pa Barcelonën.

Kataluna është duke bërë përpjekjet e fundit që të shkëputet nga Barcelona dhe të krijojë shtetin dhe ligën e saj të futbollit.

Kështu La Liga spanjolle mund të humbas njërën nga skuadrat më të mira, Barcelonën.

Pikërisht për këtë, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se nuk e do një ligë pa Barcelonën.

-Advertisement-

“Ka njerëz që duan që Barcelona të mos jetë në La Liga e disa të tjerë duan që të jetë. Unë si njeri që e dua futbollin dhe këtë sport, nuk e dua një ligë pa Barcelonën”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera