Sport

Zidane: Ndeshja me Tottenhamin si një finale

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 16 October 2017

Zidane dëshiron tri pikët në “Santiago Bernabeu” kundër Tottenhamit.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është paraqitur në konferencë për media një ditë para ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve, atë kundër Tottenhamit që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

Zizu ka lavdëruar ekipin e Mauricio Pochettinos, por thotë se të tijtë do të zbresin në fushë vetëm për tri pikë.

-Advertisement-

“Kane është duke bërë gjëra të mëdha, ai është i rëndësishëm për Tottenhamin”, tha fillimisht trajneri francez.

“Por, në Tottenham nuk është veç Kane, ata kanë lojtarë tjerë të rrezikshme kështu që duhet të përgatisim mirë ndeshjen”, shtoi Zidane.

“Nesër është finalja e parë për këtë grup. Dy ekipet kanë pikë të ngjashme. Duam që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe besoj se ashtu do të jetë. Shpresoj se do t’i marrim tri pikët”, theksoi mes tjerash trajneri i Los Blancos.

Reali dhe Tottenhami do të përballen të martën në “Santiago Bernabeu” nga ora 20:45.

Dy klubet gjenden në Grupin H me pikë të ngjashme, 6, çka do të thotë se fituesi i këtij dueli do të marrë kryesimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera