Zhvillimi i industrisë parakusht edhe për mirëqenien sociale
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 10 August 2017
Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Z. Nehat Mustafa, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim pune Z. LucTriangle, Sekretar Gjeneral i Industri All Europa.
Zotëri Luc shoqërohej nga nikoqirët e SPMK-së dhe të SPEK-ut.
Ai, pasi paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asociacionit që përfaqëson, u përqendrua në ndikimin e tij në ritmet e zhvillimit industrial në kuadër të Unionit Evropian dhe të Komisionit Evropian.
Duke dhënë detaje konkrete në këtë plan, ai konstatoi se zhvillimet e këtilla nuk janë pa ndikim edhe në rrafshin e mirëqenies sociale. Gjithnjë duke e parë edhe Kosovën brenda orbitës së UE-nit, Z. Luc, ndër të tjera, u interesuar edhe për kornizën ligjore të Kosovës që trajton këtë problematikë.
Kur është fjala për resursin e investitorët e huaj këtu, ai e gjeti me interes të theksojë edhe mangësitë që paraqiten në këtë proces, duke vënë shënjestrën sidomos mbi çështjet e sigurisë dhe të korrupsionit.
Zv.ministri i MTI-së, Nehat Mustafa, ndërkaq, i bëri një përshkrim zhvillimeve në këtë fushë në Republikën e Kosovës, duke shpalosur sidomos përpjekjet e suksesshme pas nënshkrimit nga Kosova të masave të Stabilizim – Asocimit me Bashkimin Evropian. Ai përmendi se në këtë kuadër janë hartuar e aprovuar një seri dokumentesh si Strategjia e Zhvillimit Kombëtar 2017 – 2021e të tjera.
Në vazhdim u paraqit nevoja e kontakteve më të shpeshta në plan të informacioneve reciproke dhe të mërendimit të veprimeve lidhur me zhvillimin industrial si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të gjithmbarshëm të një vendi.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...