Zhvillimet e fundit te Ferizaj, mësohet nëse do të qëndrojë Tovërlani
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 22 December 2018
Ferizaj aktualisht është as në tokë dhe as në qiell, për faktin se ende nuk janë të organizuar si duhet dhe kanë edhe disa borxhe të pashlyera për futbollistët, tha një burim brenda klubit.
Ndërkaq, drejtori i klubit, Nadir Haxhimusa, konfirmoi se gjithçka do të rregullohet brenda 2-3 ditëve dhe sipas tij, po vijnë ditë të mira për klubin.
Ai paralajmëron vazhdimin e kontratave me futbollistët dhe me trajnerin Afrim Tovrëlani. Ai e pranon se fillimi me vonesë i përgatitjeve ka ardhur më shumë për shkak të moskoordinimit si duhet, por tani premton se nuk do të lejojë vonesa të tilla si ndodhën gjatë verës.
“Brenda dy-tri ditëve ose gjatë javës së ardhshme, do të koordinohemi dhe do të sjellim edhe përforcime, do të vazhdojmë kontratat me futbollistët dhe me trajnerin. Do të organizohemi, do të mobilizohemi dhe të jemi të përgatitur”.
“Me punën e trajnerit jemi shumë të kënaqur, por që nuk kemi mundur t’ia plotësojmë kërkesat para fillimit të kampionatit të ri, kur kishim filluar përgatitjet me vonesë të madhe dhe kjo vonesë ka qenë edhe shkaktarë i mosarritjes së rezultateve. Jam i kënaqur me disiplinën dhe angazhimin e lojtarëve, aq sa kanë pasur mundësi kanë dhënë maksimumin, kur dihet se me vonesë filluam përgatitjet”, thotë Haxhimusa.
A do të privatizohet klubi? “Për momentin klubi është shoqëror”, përgjigjet drejtori.
Flitet se klubi iu ka dy paga borxh futbollistëve? “Po, një muaj gjysmë muaj ua kemi borxh, por bordi janë mobilizuar dhe do t’i kryejmë të gjitha obligimet që kemi para vitit të ri. E kemi ndërmend te përforcoheni, në secilin repart, por më shumë në mesfushë dhe në sulm”, tha Haxhimusa.
Sipas tij, kanë sponsorët më të fuqishëm: “Sponsorët i kemi më të fuqishmit që ka qyteti. Sponsorët më të fuqishëm janë në bord dhe besoj se për dy-tri ditë do të rregullohen gjërat, kështu me 5-6 janar kemi planifikuar t’i nisim edhe përgatitjet për pjesën pranverore”, përfundoi Haxhimusa.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...