Zhivkoviq: Petkoviq shpërndan dezinformata
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 18 June 2023
Lidhur me deklaratën e djeshme të drejtorit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq se “Policia e Kurtit ka tentuar disa arrestime në lagjen e bosnjakëve” në veri të Mitrovicës, siç ka thënë ai, “kanë tentuar të arrestojnë dy vëllezërit, Goran dhe Vlada Vuçetiq, në qendër të qytetit, e më pas edhe Miroslav Zhivkoviqin”, bashkëshortja e Zhivkoviqit ka deklaruar dhe e ka mohuar me një video-mesazh këtë informacion.
Në video-mesazh, Jelena Zhivkoviq ka pyetur se nga i ka marrë Petkoviq një informacion të tillë që dikush po e ndiqte burrin e saj dhe i ka kërkuar Petkoviqit që t’i drejtohet personalisht dhe t’i tregojë.
“Unë jam Jelena Zhivkoviq, bashkëshortja e të emëruarit të sotëm Miroslav Zhivkoviq të cilin z. Petar Petkoviq e ka përmendur në deklaratën e tij që e ka dhënë në ora 10:00. Dua të them se nuk e di nga e ka marrë z. Petkoviq informacionin se dikush po e ndiqte burrin tim. Burri im ka qenë me familjen mbrëmë, në shtëpi, askush nuk na ka ardhur në derë, as nuk e ka ndjekur. Nga e ka marrë z. Pekoviq një informacion të tillë? Unë dua që ai të na drejtohet dhe të na thotë këtë. Edhe për djemtë Vuçetiq Goran dhe Vlladan, të cilët i ka emëruar, kam folur sot me ta, djemtë kanë qenë nëpër qytet, ecnin, askush nuk i ka ndjekur”, ka thënë Jelena Zhivkoviq.
Kujtojmë që, Petkoviq dje në një konferencë për shtyp ka deklaruar se në pjesën veriore të Mitrovicës “ka pasur një gjendje të vërtetë rrethimi”.
Sipas fjalëve të tij, “mbrëmë, forcat speciale Rosu erdhën nga pjesa jugore e Mitrovicës me mbi 30 automjete të blinduara, të veshura me maska, me tuba të gjatë dhe maltretuan tërë Mitrovicën e Veriut”, shkruan The Geopost.
Nuk është hera e parë që Petar Petkoviq shpërndan dezinformata për situatën në Kosovë.
Të tjera
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...
-
Tahiri: Pas 9 shkurtit Kosova do të dal në dritë, do të jetë pjesë e NATO’së
Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të...
-
Bedri Hamza: Rritja e pagave është detyrim i qeverisë sime
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Vrạsja e Liridona Ademajt, Prokuroria thërret konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërku...
-
Eksperti i mjekësisë ligjore nis dëshminë në Speciale
Eksperti i mjekësisë forenzike, njëherësh gjeneticist mjekoligjor, William Go...
-
Xhafer Gashi e Linda Bekteshi marrin përkrahjen për ndryshim nga banorët e lagjes së Hashanëve në Obiliq
Kandidati i LDK-së për deputet me numër 11, Xhafer Gashi është takuar mbrëmë ...
-
Konfirmon Lajçak: Këtë javë në Bruksel mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar...
-
Autori i maskuar si shpërndarës picash, dalin detaje të reja tronditëse të vrạsjes së 56 vjeçarit në Tiranë
Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur për A2 CNN se pista e rrethanave f...
-
Pati mosmarrëveshje me burrin, një grua në Rahovec dyshohet se piu ilaçe dhe detergjente
Një grua në Rahovec ka përfunduar në emergjencë pasi e njëjta dyshohet se pas...
-
Qindra banorë të bllokuar në Kukës pas situatës me borë
Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e ...