Uncategorized

Zhdukja e varfërisë është misioni i përbashkët i njerëzimit

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 29 August 2024

Kina ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e eksplorimit nga Afrika të rrugëve të reja të modernizimit dhe një kontribuese e rëndësishme në përpjekjet e Afrikës për të gjetur mënyra të reja të zbutjes së varfërisë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.

Lin i bëri këto komente në një konferencë të rregullt shtypi në Pekin, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me bashkëpunimin Kinë-Afrikë për zbutjen e varfërisë, për të cilin mediat dhe studiuesit afrikanë mendojnë që ka sjellë shpresë të re në Afrikë për realizimin e vetëmjaftueshmërisë ushqimore, zbutjen e varfërisë dhe një jetë më të mirë.

Duke vënë në dukje se zhdukja e varfërisë është misioni i përbashkët i njerëzimit dhe një aspiratë e përbashkët e popujve afrikanë, Lin tha se zbutja e varfërisë ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit kino-afrikan.

-Advertisement-

Ai u shpreh më tej se Kina ka nisur dhe ka zbatuar 47 projekte në fushën e zbutjes së varfërisë dhe në atë të bujqësisë, ka trajnuar rreth 9 mijë punonjës bujqësorë, ka ndarë mbi 300 teknologji të përparuara e të zbatueshme dhe ka krijuar përfitime për mbi 1 milion pronarë të vegjël në Afrikë, në kuadrin e programit të zbutjes së varfërisë dhe zhvillimit bujqësor.

Më tej zëdhënësi i diplomacisë kineze tha se parqet e bashkëpunimit bujqësor dhe fabrikat e përpunimit të produkteve bujqësore të ngritura nga kompanitë kineze, ua kanë shtuar shumë vlerën prodhimeve bujqësore vendëse.

Kina ka hapur gjithashtu “kanale të gjelbra” për prodhimet bujqësore afrikane, të cilat kanë mundësuar importimin e disa produkteve bujqësore cilësore afrikane në Kinë. Në kuadrin e nismës “100 kompani në 1 000 fshatra”, kompanitë kineze në Afrikë realizuan 320 projekte të përgjegjësisë shoqërore, me përfitime për mbi 10 mijë fshatra dhe komunitete.

Bashkëpunimi Kinë-Afrikë ndihmon gjithashtu vendet e kontinentit afrikan të përparojnë procesin e industrializimit dhe të forcojnë rritjen e tyre ekonomike, tha ai, duke shtuar se Zona e Tregtisë së Lirë Lekki e Nigerisë, Zona e Bashkëpunimit Ekonomik e Tregtar TEDA e Suezit Kinë-Egjipt dhe zona të tjera bashkëpunimi, të cilat përfitojnë nga investimet kineze, i bëjnë vendet afrikane një magnet shumë më të fortë për investimet e huaja, duke formuar grupe industriale që i kanë çuar produktet afrikane në mbarë botën.

Kina ka ngritur gjithashtu 17 punishte “Luban” në 15 vende afrikane, të cilat kanë përmirësuar punësimin vendor, shtoi Lin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera