Lajme

Zhduket një grua në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 08 November 2022

Pasditen e të hënës, policia ka njoftuar se një grua është zhdukur në fshatin Bosce të Kamenicës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rastin e ka njoftuar një grua tjetër, e ku ka treguar se viktima ka probleme mendore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka probleme mendore dhe disa herë me parë është larguar nga shtëpia”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera