Lajme

Zhduket një 69-vjeçar, nga Budakova e Suharekës, familja Buqa apelon për ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 05 August 2023

Hetem Buqa, 69-vjeçari nga Budakova e Suharekës është zhdukur që nga 26 korriku.

Sipas familjarëve, të mërkurën pasi erdhi nga Zvicra, rreth orës 16 doli nga shtëpia dhe më nuk u kthye. Për herë të fundit banorët e panë në malin afër fshatit.

Ndërsa tash e 11 ditë ekipet e Policisë e FSK-së thanë për Klan Kosovën që kanë bërë 4 operacione të nivelit më të gjerë të kërkim shpëtimit por ende pa sukses, por që do vazhdojnë deri në gjetjen e Hetem Buqa.

-Advertisement-

I moshuari vuante nga sëmundja e harresës për çka dhe shpesh dilte nga shtëpia por që sipas familjarëve të tij kthehej gjithmonë.

Kushdo që ka informacione apo mund ta ketë parë 69-vjeçarin, ju lutem kontaktoni familjarët e tij në këtë numër telefoni: 045-772-890.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera