Lajme

Zhduket një 26 vjeçar në Bjeshkët e Dragashit, policia e FSK dalin për ta gjetur

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 08 September 2022

Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur.

Personi Admir Adili (rreth 26 vjeq) nga Fshati Borje i Shqipërisë me datën 04 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, KK Dragash për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka teksa ai nuk është kthyer .

Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

-Advertisement-

Me datat 05, 06 dhe 07 Shtator operacioni është zgjeruar , në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

“Dje me datë 07.09.2022 vet Drejtorit Rajonal Policisë së Prizrenit , Kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dalw në vend ngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për kërkim-Shpëtim ( OJQ)”, thuhet në njoftim.Nga drejtori rajonal është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë si dhe hetuesit rajonal për të marrë rastin në kompetencë.

Përpos personelit të përfshirë në këtë rast , FSK-jaka përdorur për kërkim edhe qentë e terenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin.

Kryetari i KK-Dragash, është i informuar me rast dhe sipas mundësive edhe Komuna do të angazhohet dhe të mbështes këtë operacion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera