Lajme

Zhduket një 14-vjeçar në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 26 September 2020

Një burrë nga Nekovci i Drenasit ka raportuar në Polici se djali i tij i moshës 14-vjeçare është larguar nga shtëpia që nga data 25 shtatori dhe se deri tash nuk është kthyer në shtëpi, raporton Express.

Bazuar në raportin 24 orësh të Policisë, familjari ka bërë me dije se djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe se përdorë terapi qetësuese.

“Fsh. Nekovc, Gllogovc 23.09.2020-16:00. Më datë 25.09.2020 rreth orës 17:31 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera