Zhduket edhe një pajisje mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 09 April 2022
Është zhdukur edhe një pajisje e Klinikës së Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është zhdukur edhe një pajisje e Klinikës së Radiologjisë, ka mësuar nga burime Gazeta Shneta.
Bëhet fjalë për një pajisje që mundëson dixhitalizimin e rëntgenit analog, e cila bën të mundur leximin e radiografisë në CD. Kjo pajisje e cila ka kosto prej mijëra euro, ka qenë e vendosur në Klinikën e Neonatologjisë ku trajtohen foshnjat e porsalindura.
Pajisja i takon Klinikës së Radiologjisë dhe me të njëjtën punojnë teknkët e kësaj klinike.
Menaxhmenti i SHSKUK-së është vënë në dijeni për këtë çështje gjatë kësaj jave, por ende nuk e dinë se ku ka mbetur pajisja.
“Lidhur me digjitalizuesit të imazheve radiografike, ShSKUK-së është njoftuar përmes ud, shefit të sektorit të pajisjeve biomjekësore, i cili respektivisht është edhe menaxher i kontratës, me të cilën gjatë vizitave rutinore, ka konstatuar që pajisja nuk gjendet në Klinikën e Neonatologjisë. Pas njoftimit, sektorët e njësive përkatëse janë në fazën e identifikimit të gjendjes dhe nëse vërehet se ka elemente të shkeljeve eventuale do të veprohet konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.
Kjo është pajisja e dytë brenda pak muajve që është zhdukur në QKUK. Në korrik të vitit të kaluar ishte zhdukur një USB e cila poashtu ishte pjesë integrale e një rëntgeni me kosto prej rreth 6 mijë euro. Rasti ishte raportuar edhe në Policinë e Kosovës, por ende nuk dihet se si ka ndodhur.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...