Zgjodhi Inter Miamin para katalanasve, Messi tregon arsyen: Ja pse nuk u ktheva te Barça
Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 08 June 2023
Lionel Messi ka vendosur të vazhdojë karrierën sportive në ligën amerikane të futbollit, MLS, tek skuadra e Inter Miamit.
Vendimi i yllit të futbollit ka shuar njher e mir ëndrrn e tifozëve të Barcelonës për ta parë atë sërish në “Camp Nou”, edhe pse ditëve të fundit kjo mundësi dukej shumë e afërt.
Menjëherë pasi është arritur marrëveshja, Messi ka zbuluar edhe arsyet pse vendosi që të mos kthehet te gjiganti spanjoll. Ai ka thënë se arsyeja kryesore ishte se nuk donte ta përjetonte edhe njëherë një situatë të ngjashme me atë që i ndodhi kur u largua drejt PSG-së.
“Doja të kthehesha, isha shumë i emocionuar që mund të kthehesha, por pasi përjetova atë që përjetova dhe daljen që pata, nuk doja të isha përsëri në të njëjtën situatë: duke pritur të shihja se çfarë do të ndodhte dhe duke e lënë të ardhmen time në duart e dikujt tjetër”, tha fillimisht Messi.
Argjentinasi ka shtuar se nuk ndihej mirë kur kuptoi se klubi duhet të shiste lojtarë dhe të ulte paga lojtarëve të tjerë për ta kthyer atë në klub.
“Doja të merrja vendimin tim, duke menduar për veten time, për familjen time. Edhe pse dëgjova se LaLiga kishte pranuar gjithçka dhe se gjithçka ishte në rregull që ai të kthehej, kishte ende shumë gjëra të tjera që duheshin bërë. Dëgjova se ata duhej të shisnin lojtarë ose të ulnin rrogat e lojtarëve dhe e vërteta është se unë nuk doja ta kaloja këtë, ose të merrja përgjegjësinë për të marrë diçka që kishte të bënte me gjithë këtë. Tashmë jam akuzuar për shumë gjëra. që nuk ishin të vërteta në karrierën time në Barcelonë dhe unë tashmë isha pak i lodhur, nuk doja të kaloja gjithë këtë”, tha Messi në fund.
Messi ishte lidhur edhe për një transferim në Arabinë Saudite, por në fund vendosi për Inter Miamin.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...