Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, partitë ende pa fushatë zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus
20:41 | 10 April 2023
Ndërkohë Lista Serbe, e cila dirigjohet nga Beogradi, nuk ka pranuar të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të cilat mbahen në 4 komunat veriore të Kosovës, në pjesën veriore të vendit, ndonëse zyrtarisht ka nisur fushata, ende nuk shihet atmosferë zgjedhjeje pasi partitë pjesëmarrëse në zgjedhje nuk kanë nisur ende aktivitetet parazgjedhore.
Sipas njohësit amerikan të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, këto zgjedhje janë një çështje e vështirë pasi, siç u shpreh ai, në njërën anë duhet krijuar kushte të qëndrueshme dhe të lira për zgjedhje, derisa në anën tjetër komunat kanë nevojë për përfaqësues legjitimë.
Ndonëse zyrtarisht fushata zgjedhore për katër komunave veriore ka nisur më 4 prill, atmosfera zgjedhore nuk po vërehet siç ndodh rëndom në vendin tonë.
Subjektet politike, të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje, tri shqiptare, PDK, VV dhe Iniciativa Qytetare Mitrovica si dhe dy serbe, deri më tani nuk kanë njoftuar mediet për ndonjë tubim zgjedhor me mbështetësit e tyre.
Transmetuesi publik ka kontaktuar përmes telefonit disa nga kandidatët për kryetar komune, për t’i pyetur nëse janë duke zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore. Ata thanë se nuk kanë organizuar akoma tubime dhe se nuk mendojnë të bëjnë një gjë të tillë, derisa disa prej tyre preferojnë të shpalosin programin përmes rrjeteve sociale.
Fushata zgjedhore në këto komuna do të zgjas deri më 21 prill, derisa në komuna nuk janë parë as banerë me fotografi të kandidatëve sikurse në të kaluarën. Por, njohësi amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se zgjedhjet në veri janë një çështje e vështirë. Sipas tij, në njërën anë duhet krijuar kushte të qëndrueshme dhe të lira për zgjedhje, derisa në anën tjetër komunat sipas tij, kanë nevojë për përfaqësues legjitim.
Idealisht, Beogradi do të duhej të bashkëpunonte me Prishtinën për rivendosjen e ligjit dhe rendit në veri, tërheqjen e forcave klandestine serbe të sigurisë dhe partnerëve të tyre të krimit të organizuar që funksionojnë atje dhe për t’u mundësuar forcave të Policisë së Kosovës të marrin kontrollin. Por asgjë nga këto nuk duket të jetë e mundur”, ka thënë Serwer.
Sa i përket situatës politike në vend, Serwer thotë se Kosova është një demokraci e gjallë, por që po përballet me sfida të vështira: ekonomia ka nevojë për më shumë investime dhe vende pune, sistemi gjyqësor ka nevojë ende për ta luftuar korrupsionin dhe pjesa e popullsisë serbe duhet të bindet se mund të lulëzojë pa lidhjet politike me Beogradin.
Në zgjedhjet e 23 prillit, Partia Demokratike e Kosovës garon me katër kandidatë për kryetar komune. Në Leposaviq me Albulena Behluli Hetemi, në Zubin Potok me Izmir Zeqirin, në Zveçan me Ilir Pecin dhe në Mitrovicë të Veriut me Taulant Kelmendin.
Lëvizja Vetëvendosje, gjithashtu ka paraqitur 4 kandidatë. Në Leposaviq, Lulzim Hetemi, në Zubin Potok, Flatron Hasani, në Zveçan, Fetah Pecin dhe në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq.
Iniciativa Qytetare Mitrovica garon vetëm në Mitrovicë të Veriut me kandidatin e saj Betim Osmanin.
Nga subjektet politike serbe, Partia e Serbëve të Kosovës garon vetëm në Leposaviq me kandidatin Aleksandër Jabllanoviq, ndërsa Sladjana Pantoviq është certifikuar si kandidate e pavarur në zgjedhjet për kryetare të komunës së Zveçanit.
Ndërkohë, në këto zgjedhje ka refuzuar të marrë pjesë partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe.
Serwer ka thënë se Beogradi duhet të bëjë përpjekje maksimale për t’i qetësuar gjërat në veri, por sipas tij, sigurisht që kjo mund të sjellë ndërhyrjen e tij tradicionale të pajustifikuar në procesin zgjedhor.

Të tjera
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...