Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 26 November 2024
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me qëllimin e vetëm që më 9 shkurt t’iu mundësohet votimi personave me nevoja dhe rrethana të veçanta, të cilët në ditën e zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në vendvotim.
Në programin e votimit të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta përfshihen qytetarët me sëmundje apo aftësi të kufizuar që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre, personat në spitale, personat e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, personat në strehimore për mbrojtjen e viktimave dhe personat nën arrest shtëpiak.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Ekonomia Online se ky institucion do të krijojë ekipe mobile në çdo komunë, të cilët në ditën e zgjedhjeve shkojnë nga njëra adresë në tjetrën, për t’iu mundësuar votimin e këtyre kategorive të ndryshme votuesish.
“Votuesit me nevoja dhe rrethana të veçanta ndahen në tri kategori kryesore. Në kategorinë e parë përfshihen votuesit me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia. Regjistrimi i tyre fillon më 4 janar dhe përmbyllet më 5 shkurt 2025. Në kategorinë e dytë përfshihen votuesit që ndodhen në institucione të ndryshme, siç janë spitalet, shtëpitë për të moshuarit, strehimoret për mbrojtje e viktimave, burgjet, qendrat e paraburgimit. Regjistrimi i tyre bëhet në bashkëpunim me institucionet përkatëse nga 30 janari deri më 5 shkurt 2025. Të njëjtit mund të regjistrohen edhe individualisht përmes platformës elektronike të KQZ-së (http://qv.kqz-ks.org). Dhe, në kategorinë e tretë, përfshihen votuesit në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie dhe votuesit që janë në arrest shtëpiak. Evidentimi i votuesve në arrest shtëpiak bëhet në bashkëpunim me institucionet përkatëse duke filluar nga 30 janari deri më 5 shkurt 2025”, tha Elezi.
Përveç mundësimit të votimit nga shtëpitë e tyre të këtyre tri kategorive votuesish, Elezi tha se KQZ do të vazhdojë të përkujdeset edhe për një kategori tjetër votuesish.
Ai bëri të ditur se KQZ-ja do të vazhdojë të krijojë kushtet për votim në vendvotime për personat e verbër dhe me të pamur të dobësuar.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndër institucionet e rralla në botë që mundëson votimin e personave të verbër dhe me të pamur të dobësuar në mënyrë krejtësisht të pavarur dhe duke ruajtur fshehtësinë e votës. Kjo bëhet e mundur që nga viti 2009, qoftë në Zgjedhje Lokale apo ato për Kuvendin e Kosovës. Për çdo proces zgjedhor, pasi të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit me subjektet garuese, KQZ shtypë shabllonët në shkrimin e Brailit, të cilët i dërgon në çdo Qendër Votimi. Këta shabllon në shkrimin e Brailit, janë lehtësisht të përdorshëm dhe shërbejnë për të vendosur fletëvotimin”, tha Elezi.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga Serbia, presin konfirmim
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...