Lajme

Zgjatet afati i masave anti-Covid në Itali, ja çfarë u kërkohet shtetasve kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 24 October 2021

Shteti italian ka vendosu që masat anti-Covid që aplikoheshin që prej gushtit deri më 25 tetor 2021, të zgjaten deri më 15 dhjetor. Këto masa do të jenë të vlefshme për të gjithë qytetarët e vendeve jo anëtarë të BE-së që udhëtojnë drejt italisë, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Në territorin italian çdo qytetar shqiptar duhet të praraqesë tamponin negativ molekularë brenda 72 orëve para nisjes nga Shqipëria ose tamponin e shpejte në 48 orët e fundit para udhëtimit; si dhe formularin PLF, Passenger Licator formë në formën dixhitale ose të stampuar.

Në rast të mungesës se tyre, duhet t’i nënshtrohet një vetëizolimi 5-ditor duke informuar qendrën mjekësore më të afërt pranë banesës ku do të qëndroj në Itali.

-Advertisement-

Ndërkaq, për shtetasit kosovarë që hyjnë në territorin italian, kërkohet certifikata shëndetësore që vërteton vaksinimin nga një vaksinë anti covid e njohur nga EMA, (Agjencia europiane e barnave), formulari PLF e në rast të mungesës së tyre duhet të kryejnë tamponin e shpejtë në 48 orët e fundit ose atë molekular në 72 orët para nisjes së bashku me autoizolimin 5-ditor.
Pas përfundimit të afatit 5 ditor shtetasit kosovarë që kanë hyrë në Itali, u duhet të kryejnë një tjetër test anti covid që konfirmon rezultatin negativ e lejon lëvizjen e lirë të tyre në territorin italian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera