Zëvendësministri i Mbrojtjes: Duhet të përgatitemi për t’iu përgjigjur ndonjë sulmi eventual nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus
20:16 | 10 May 2022
Zëvendësministri i mbrojtjes Shemsi Syla ka thënë se Kosova nuk do të rrijë duarkryq në rast të një sulmi të mundshëm nga Serbia.Syla theksoi se vendi do të përgatitet me paisje dhe mjete adekuate që i duhen ushtrisë në këso raste.
Sipas tij, zhvillimet më të reja që kanë ndodhur në invazionin rus mbi Ukrainën kanë sjellë edhe ndryshime të dukshme në sigurinë rajonale, prandaj ai tha se as Kosova nuk duhet të rrijë duarkryq.
“Por mendojmë që duhet të përgatitemi eventualisht për situata me të cilat ne kemi sinjale të asaj se fqinji jonë është aleat i Rusisë dhe gjithnjë është në mbështetje të aleancës më Rusinë, në rastin edhe të sulmit ndaj Ukrainës. Kështu që, pretendimet serbe për ne gjithnjë kanë qenë një kërcënim, që ne nuk kemi ndenjur duarthatë dhe nuk rrimë. Kështu që, ne duhet të mendojmë të përgatitemi me paisje çfarë i nevojiten ushtrisë tonë, dhe që janë mjete adekuate për t’iu përgjigjur eventualisht ndonjë sulmi apo ndonjë përpjekjeje”, tha ai në Tëvë 1.
Sa i përket furnizimit me dronët Bayraktar, Syla tha se do të bëhen analiza për të ardhur në përfundim se cila pjesë e armatimit është më e nevojshme.
“Meqë sot, lufta siç po zhvillohet është një terren interesant dhe ku nevojiten armë të tilla të cilat janë shumë adekuate në përgjigjet e armikut. Ne do të bëjmë analiza të njëpasnjëshme me specialistëve tanë dhe ata do të vlerësojnë saktë se cila pjesë e armatimit është më e nevojshme dhe e domosdoshme të jetë në dispozicion të ushtrisë tonë”, shtoi ai.
Të tjera
-
Tragjike: Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në lagjen Emshir
Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sot...
-
Lija e Majmunëve/ Moderna nis testimin për vaksinën
Kompania Moderna ka nisur testimin për vaksina të mundshme kundër lisë së maj...
-
“SHBA-ja ua ka refuzuar hyrjen disa afganëve të strehuar në Kosovë”
Departamenti amerikan i Shtetit ka nisur të njoftojë disa prej afganëve, që p...
-
Tragjedi në SHBA: 14 nxënës dhe një mësues vriten në një shkollë fillore në Teksas
14 nxënës dhe një mësues u vranë pas të shtënave në një shkollë fillore në Te...
-
Zbulohet atentati që po përgatitej ndaj George W. Bush, FBI publikon detajet
Një burrë nga Iraku, i akuzuar për lidhje me ISIS, që jeton në Shtetet ne Bas...
-
Dyshime për tentim-vrasje të biznesmenit nga Suhareka, Policia jep detaje
Para pak minutash u raportua se një tentim vrasjeje ka ndodhur ndaj drejtorit...
-
Antidroga arreston një person, i gjen heroinë në veturë
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Sektorit qendrorë të antidrogës në ...
-
Një tërmet i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë kësaj mbrëmje. Tërmeti ka pasur n...
-
SHBA: Nënshkruhet rezoluta që mbështet aplikimet e Finlandës e Suedisë në NATO
Udhëheqësit e lartë demokratë dhe republikanë në Senat kanë nënshkruar një re...
-
Sali Rexhaj, që u përmend në postimin e Sami Kurteshit, i quan gënjeshtra pretendimet e zyrtarit te VV’së
Mërgimtari që jeton në Zvicër, Sali Rexhaj ka reaguar pasi që zyrtari VV-së S...
-
Ahmeti për Kurtin: Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë
Të paktën 14 civilë janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në rajonet lindo...
-
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përballen me vështirësi shëndetësore
Haradinaj viziton në spital ish-ushtarin e UÇK’së: Shumë luftëtarë po përball...