Sport

Zëvendëskryeministri i Kosovës i del në përkrahje Munishit

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 14 December 2020

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, mbrëmjen e së hënës përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook kërkoi falje për gjuhen e përdorur në postimet e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku prishtinas po ashtu mori vendim që për një kohë të mos jetë aktiv në rrjetet sociale.

Pas kërkim faljes, Munishi ka marrë shumë përkrahje nga futbolldashësit, po jo vetëm.

-Advertisement-

Ka qenë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ai i cili i ka dalë në përkrahje trajnerit të Ballkanit.

Tahiri ka komentuar në postimin e Munishit, duke i uruar suksese dhe duke shkruar se ata që e njohim Ismetin ia dinë shpirtin dhe kulturën.

“Suksese Ismet, ne që të njohim ta dimë shpirtin dhe kulturën”, kështu ka shkruar Tahiri në komentin e tij.

Më poshtë keni komentin e të dytit të shtetit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera