Lajme

Zëvendëskryeministri: Dokumenti që u bë publik nuk e ka vulën sekrete të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 26 February 2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka dhënë detaje të reja për dokumentin që është bërë publik gjatë ditës nga Qeveria e Kosovës, lidhur me prezencën e FSK-së në veri të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Abazi në një intervistë për gazetën inFokus, ka deklaruar se publikimi i marrëveshjes që e ka bërë Albin Kurti nuk e ka vulën e dokumentit që thotë se është sekret shtetëror, dhe si i tillë  do të duhej të bëhej publik në kohën e nënshkrimit

“Marrëveshja që e ka bërë publikë sot Albin Kurti kryeministri i vendit nuk është dokument që e mban vulën e sekretit shtetërorë”, ka thënë Abazi për Gazeten inFokus.

-Advertisement-

Tutje Zëvendëskryeministri ka deklaruar se çdo marrëveshje që është nënshkruar pas 17 shkurtit duhet të kaloj në Kuvendin e Kosovës.

“Çdo marrëveshje që është nënshkruar pas 17 shkurtit duhet të kaloj në Kuvendin e Kosovës, presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka shkelur kushtetutën e Kosovës dhe si i tille duhet të merren masa ndajë tij, dhe nëse ka forcë që e kundërshton Kushtetutën e Kosovës ne do të marrim masa të reja dhe nuk do ta lejojmë këtë. Asnjë integrim i Kosovës nuk do të bëhet pa e respektuar kushtetutën e Kosovës”, se asnjëherë ky partneritet mes Kosovës e NATO-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar Abazi për gazetën inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera