Fokus

Zeqiri: E kam parashikuar dështimin e referendumit

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 21 April 2024

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë për Gazetën Infokus, se e ka ditur që qytetarët në komunat veriore sot nuk do të dalin për të votuar.

Ai përmes një interviste për Infokus gjithashtu tha se e ka parashikuar këtë dështim të referendumit për largimin e kryetarëve aktual nga komunat veriore.

“Lista Serbe e cila thirret se është përfaqësuesja e komunitetit serb nuk është matur kurrë me vota reale, në ato votime cfarë ka dalë ajo aty kanë votu komisionerët e tyre, jo qytetarët”, ka deklaruar Zeqiri për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe sot janë duke u mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore për largimin apo jo të kryetarëve actual në këto komuna.

Deri në orën 11 numri I qytetarëve që ka dalur për të votuar është shumë I vogël e madje në komunën e Zvecanit nuk ka pasur asnjë votues deri në atë orë.

Deri nnë atë orë, në Leposavi kanë votuar 46 votues , Zubin Potok: 7 votues si dhe Mitrovicë e Veriut: 32 votues.

Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Ndryshe nga KQZ-ja kanë bërë thirrje vazhdimisht për qytetarët që të dalin dhe të e shfrytëzojnë votën e tyre. /Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të kryetarit aktual të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera