Sport

Zeneli i lumtur me formën që po kalon

Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 22 September 2017

Sulmuesi i krahut i Heerenveenit, Arbër Zeneli, është i lumtur që ka kthyer formën e fillimit të edicionit të kaluar. Ai nuk dëshiron të flasë shumë për të kaluarën, por pret që me formën aktuale të vazhdojë sa më gjatë.

Zeneli të mërkurën mbrëma shënoi dy golat e fitores të Heerenveenit ndaj Excelsiorit me rezultatin 2:1, në kuadër të 1\32 të Kupës së Holandës. Të parin e shënoi në minutën e tetë, kurse të dytin në minutën e 15-të, shkruan sot Koha Ditore.

Zeneli 22-vjeçar shënoi nga një gol në dy ndeshjet e fundit të kampionatit të Holandës.

-Advertisement-

“Unë nuk dua të flas për të kaluarën, jam i fokusuar për atë që po bëj tash. Gjërat po shkojnë shumë mirë, si për ekipin ashtu edhe për mua personalisht. Dhe natyrisht fiton besim më të madh kur shënon. Jam në formë dhe shpresoj se mund të vazhdoj në këtë rrugë”, ka thënë Zeneli për “lc.nl” të enjten.

Reprezentuesi i Kosovës insiston se me golat e shënuar ka kthyer edhe besimin. Ai shpreson ta ndihmojë ekipin edhe me gola të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera