Lajme

Zemaj kritikon Arben Vitin për menaxhimin e pandemisë

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 14 April 2021

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë se ky menaxhim i pandemisë do të mund ta rikthej Kosovën në krizë të ashpër shëndetësore.

“Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve.

-Advertisement-

Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai po ashtu ka kërkuar që së paku të lexohet e të zbatohet nga Qeveria, Manuali për mborjtjen dhe përhapjes e virusit.

“Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja.

Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19”, shtoi Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 viktima dhe 701 raste të reja me COVID-19.

Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve,…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, April 14, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera