Lajme

Zemaj jep lajmin e mirë për studentët nga Lugina e Preshevës: Kosova ua financon shkollimin

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 05 August 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë një lajm të mirë për studentët nga Lugina e Preshevës.

Zemaj ka thënë që ministria që ai udhëheqë do të financoj shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, të cilët më pas do të shërbejnë si staf profesional shëndetësorë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, shkruan gazeta Infokus.

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë!

-Advertisement-

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë”, ka thënë Zemaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera