Lajme

Zemaj jep lajmin e mirë për specializantët

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 07 July 2020

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë lajmin e shumëpritur për specializantët shëndetësor të cilët tash e sa vite presin të ndjekin shkollimin e mëtejmë̈ specialistik në fushën e mjekësisë̈.

Ai ka njoftuar se të martën është themeluar Bordin Qendror për shkollim specialistik, me mandat 3 vjeçar, i cili do t’i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë.

“Qindra mjekë të diplomuar prej vitesh e kanë pritur këtë vendim që t’u mundësohet të ndjekin shkollimin e mëtejmë̈ specialistik në fushën e mjekësisë̈. Që nga dita e parë si ministër e kam prioritet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i specializantëve, që për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin për të cilin kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializimet në fushat e preferuara të tyre’’ ka bërë të ditur Zemaj.

-Advertisement-

Kreu i shëndetësisë në Kosovë, është zotuar se do t’i trajtoj me seriozitet të madh kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.

“Këta janë pasuria jonë më e shtrenjtë, të cilët vendi ynë nuk duhet t’i eksportojë jashtë. Ta parandalojmë ikjen e trurit! Ta zhvillojmë Kosovën!”” ka shkruar Zemaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera