Lajme

Zelensky thotë se Rusia po e përdor urinë si ‘armë’, ndërsa godet ‘pavendosmërinë’ e Perëndimit

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 06 April 2022

Rusia po krijon qëllimisht një krizë ushqimore dhe po përdor urinë si “armë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në një fjalim në parlamentin irlandez, ai sulmoi Perëndimin për mosndërmarrjen e veprimeve më të forta kundër Rusisë dhe u kërkoi liderëve politikë të Irlandës që të bindin vendet e tjera të BE-së për të vendosur sanksione më të ashpra.

“Nuk mund ta toleroj asnjë pavendosmëri”, tha ai, duke bërë thirrje për sanksione “më të rrepta”.

-Advertisement-

Ai akuzoi gjithashtu disa udhëheqës politikë dhe biznesi se nuk i konsiderojnë krimet e luftës po aq të tmerrshme sa humbjet financiare, përcjell Klankosova.tv

Qytetarët në qytetet e rrethuara të Ukrainës dhe ata nën pushtimin rus thuhet se po luftojnë me aksesin në ushqim dhe ujë të rrjedhshëm.

Ndërsa situata në Ukrainë bëhet më e dëshpëruar, Zelensky është bërë më kritik ndaj liderëve perëndimorë që ai beson se nuk kanë ofruar ndihmë të mjaftueshme ose që ende po paguajnë për gazin rus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera