Zelensky në PE kërkon anëtarësimin e Ukrainës në BE brenda vitit

Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 09 February 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është pritur me ovacione në Parlamentin Evropian, nga ku ka deklaruar përpara ligjvënësve në kontinentin e vjetër, se vizioni i një anëtarësimi në Bashkimin Evropian, është ajo çfarë i motivon ukrainasit të jenë të fortë në përballje me Rusinë.
Vetëm fitorja e Ukrainës është ajo çfarë i garanton vlerat e lirisë evropiane sipas tij dhe pa mbështetjen e gjithë unionit, nuk do të kishte rezistencë të tillë.
Ndaj, BE-ja nuk ka si të mos cilësohet si shtëpia e Ukrainës, për vlerat që përfaqëson.Në paralel, në Rusi sipas tij, vlera e jetës është vrarë, shpresa është shkatërruar, pasi Kremlini nuk i sheh si qytetarë banorët e Rusisë, por si vegla, për të mbajtur në duar armë.
“Regjimi rus i urren të gjitha shoqëritë e drejta, demokratike, me diversitet, sepse ata investojnë në ksenofobi dhe po kërkojnë të kthejnë pas realitetin e viteve 1930-1940, kur Evropa gjendej në luftë”, theksoi me forcë presidenti ukrainas, teksa merrte ovacione nga eurodeputetët, shkruan BBC.Falenderime ai bëri edhe sa i përket qasjeve të ndihmës energjetike dhe qëndrimeve që BE-ja ka pasur ndaj Moskës lidhur me këtë plan.
Bojkotimi i gazit dhe naftës ruse, është një hap me rëndësi përpara, drejt pavarësisë energjetike të gjithë kontinentit, e cila i ngushton edhe vetë Rusisë rubinetin e parave që vjel prej resurseve në hidrokarbure.“Ukraina dhe BE-ja, e kanë bërë të qartë forcën e tyre, duke kombinuar principet dhe vlerat e përbashkëta”, e përmbylli ai fjalimin, duke përmendur edhe aplikimin e vendit të tij për anëtarësim në strukturat evropiane, pas agresionit rus me procedurë të përshpejtuar.

Të tjera
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...
-
Vd*es një burrë në Gjilan, iu përkeqësua gjendja derisa po udhëtonte
Një burrë i moshës 62-vjeçare ka vdekur këtë të hënë në Gjilan. Rastin e k...
-
Samiti dyditor në Shkup: Kurti e Vuçiq takohen nesër
Nesër, më 1 korrik, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, komisionerja për Z...
-
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë mes Kosovës dhe Serbisë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se ndon...
-
Aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se pa diplomë e ushtroi mbi 8 vjet profesionin e mjekut në dy ordinanca në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nën dysh...
-
Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike
Për të 39-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta k...
-
Rama: Është mirë që Kryetarin e Prishtinës e zgjedhin kryeqytetasit e jo Kurti me vendim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “është mirë” që kjo nuk ve...
-
Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara
Një 41-vjeçar dhe një 37-vjeçare nga Kosova janë zënë me para të padeklaruara...
-
OBSH: Shumë sëmundje lindin si pasojë e vetmisë
Çdo i gjashti në botë vuan nga vetmia, e cila, së bashku me izolimin social, ...
-
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërri...
-
Samiti për Planin e Rritjes, komisionerja e BE-së mbërrin në Maqedoninë e Veriut
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimi...