Lajme

Vd*es një burrë në Gjilan, iu përkeqësua gjendja derisa po udhëtonte

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 30 June 2025

Një burrë i moshës 62-vjeçare ka vdekur këtë të hënë në Gjilan.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Sipas zyrtarit policor, viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit kur iu përkeqësua gjendja, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Gjithmonë duke iu referuar policisë, viktima është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, derisa rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera