Lajme

Zelensky ka një kërkesë të fundit për këtë shtet skandinav

Autori: Ermirë Berisha 16:38 | 30 March 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Norvegjia që të furnizojë më armë dhe t’i shtojë sanksionet ndaj Rusisë, Shkruan Gazeta inFokus.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një postimi në Facebook ka publikuar një video-mesazh të Zelenskyt, i cili pret nga shteti që akordon çmimin Nobel për Paqe, që më së miri ta kuptojë situatën në të cilën gjendet Ukraina.

“Të gjitha armët që mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë që ju përdorni së bashku me evropianët e tjerë. “Dhe për sanksionet. Ky është mjeti i vetëm që mund të provokojë Rusinë për të kërkuar paqe. Jam i sigurt se një vend që jep çmimin Nobel për Paqe çdo vit, si askush tjetër e kupton se çfarë vlen paqja dhe si nevojitet”, ka thënë Zelenksy./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera