Dedaj: Gjykimi për masakrën e Mejës pa autorë serbë është farsë dhe amnisti për kriminelët
Autori: Gazeta inFokus
11:18 | 16 June 2025
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po trajtohet gjykimi për masakrën e Mejës në Gjakovë, duke e cilësuar atë si një farsë të drejtësisë dhe një akt amnistie për kriminelët serbë, shkruan Gazeta Infokus.
“Farsa e gjoja një gjykimi të masakrës më të madhe serbe në Kosovë, në Mejë të Gjakovës, pa prezencën e autorëve të masakrës, është amnisti ndaj kriminelëve serbë, autorë të masakrave në Mejë dhe në gjithë Kosovën,” ka deklaruar Dedaj.
Ai ka rikujtuar se më 27 prill të vitit 1999, në masakrën e Mejës u ekzekutuan mbi 370 civilë shqiptarë, përfshirë të moshuar, gra dhe fëmijë, por deri më sot asnjë nga autorët nuk është ulur në bankën e të akuzuarve.
“Fillimi i një gjykimi pa prezencën e asnjë të akuzuari serb është jo vetëm një farsë, por edhe një vrasje e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare. Në vend që të gjykohen kriminelët serbë, po gjykohen liderët e UÇK-së, ata që mbronin popullin nga masakrat dhe gjenocidi serb,” u shpreh Dedaj.
Ai theksoi se për masakrën e Mejës dhe për qindra masakra të tjera në Kosovë, drejtësia ka vepruar si “njerkë”, ndërsa familjarët e viktimave ndihen të braktisur edhe pas 26 vitesh.
“Padrejtësia ndaj mijëra shqiptarëve të masakruar është krim i dytë ndaj tyre. Vendosja e një drejtësie njëetnike që dënon çlirimtarët është krim dhe njollosje e lirisë, sakrificës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës,” përfundoi Dedaj.
Ish ambasadori Dedaj ka të vrarë 12 familjarë në Masakrën e Mejës.


T� tjera
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
































