Lajme

Zelensky e dekoron Xhaferin me titullin “Jarosllav i Urti”

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 22 October 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zenelensky, e ka dekoruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, me titullin “Jarosllav i Urti”.

“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, ka shkruar Xhaferi në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

“Isha burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin sepse isha dhe jam i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht”, shtoi ai.

-Advertisement-

Xhaferi bëri vizitë të papritur në Kiev në prill të këtij viti. Më poshtë mund të shihni pamje nga vizita e atëhershme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera