Sport

Zekrija Ramadani tregon se si arriti ta mposhtë Dritën me dy mungesa shumë të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 25 January 2021

Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës për herë të 10-të në histori të klubit, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit mesditën e së shtunës e mposhtën Dritën me rezultat 3-1, në finalen e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Në këtë ballafaqim ‘bardhekaltërit’ luajtën pa Otto Johnin dhe Gauthier Mankendan, të cilët munguan për shkak të dokumentacioneve.

-Advertisement-

Lidhur më këto mungesa ka folur trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili ka thënë se edhe gjatë stinorit vjeshtor kanë pasur mungesa, por asnjëherë nuk janë ankuar.

Tutje ai ka shtuar se Prishtina është Prishtinë dhe duhet të llogarisë se gjatë kampionatit ka dëmtime dhe ndëshkime.

“Ne edhe gjatë stinorit vjeshtor kemi pasur mungesa, asnjëherë nuk kemi përmendur se mungon një futbollist dhe do ta kemi të vështirë për të luajtur. Prishtina është Prishtinë dhe duhet të llogarisë se gjatë kampionatit ka dëmtime, ka ndëshkime edhe unë mendoj që kemi një kontingjent të duhur të futbollistëve për ta zëvendësuar mungesën e secilit”, tha fillimisht Ramadani për Sportin në Kanal 10.

Tekniku shkupjan me pas tregoi se si arriti të dalë triumfues përballë Dritës.

“Sa i përket fitores, unë mendoj që pjesën e parë kishim edhe posedim edhe iniciativa ishte në anën tonë. Arritëm të shënojmë dy gola, pastaj në pjesën e dytë pak u tërhoqëm dhe ia lamë iniciativën Dritës, ku arritëm në kundërsulme të bëjmë 3-4 raste shumë mira të mirë, një e realizuam, ishte goli i qetësisë edhe pse ishim në minutat e fundit. Unë mendoj që e deshëm më tepër fitoren, dhamë ndoshta me tepër se Drita dhe arritëm të fitojmë”, përfundoi Zekrija Ramadani.

Prishtina do të takohet më Dritën me 10 shkurt në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera