Sport

Zekrija Ramadani tregon se çka i mungoi Prishtinës në barazimin ndaj Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 30 March 2021

Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0, në duelin e mbetur të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili ka thënë se u ka munguar agresiviteti në ballafaqimin ndaj gjilanasve.

“Nuk dua t’ia lë fajin pushimit, por duhet të shikojmë te vetja, na mungoi agresiviteti, ndoshta ishte dëshira, por jo në nivelin e duhur. Ekipi i Gjilanit e bëri punën e vet, nuk na lejoi ta bëjmë lojën tonë, në fund patëm edhe penalltinë qe s’u konrrektizua, ishte një derbi i vërtetë. Jam i bindur që lojtarët e kanë dhënë maksimumin nga vetja”, tha fillimisht Ramadani për Art Sport.

-Advertisement-

Tutje ai ka folur edhe për garën për titull, ku ka theksuar se çdo pikë e humbur mund të llogaritet si penalizim.

“Çdo pikë që lëm anash, mund të llogaritet si penalizim, ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të presim gabimet e të tjerëve. Ka edhe shumë ndeshje, duhet të luftojmë shumë. Shpresojë që në fund të arrijmë objektivin”, përfundoi Zekrija Ramadani.

Pas këti barazimi, Prishtina vazhdon të jetë e treta, por tani ka 51 pikë, katër me pak se Ballkani që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera