Sport

Zekrija Ramadani tregon arsyen pse humben nga Llapi

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 07 April 2021

Prishtina e ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Kosovës ndaj Llapit, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bardhekaltërit’ kanë pësuar humbje në shtëpi me rezu

Golat për kryeqytetasit realizuan Albin Prapashtica (66’) dhe Mërgim Pefqeli (91’), kurse për llapjanët  shënuan Ahmed Januzi 2x (6’ dhe 59’) dhe Kushtrim Shabani (62’).

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili ka thënë se sot e kanë paguar faturën e angazhimit të madh në Suharekë ndaj Ballkanit.

“Unë do të kisha thënë se ndryshoi Llapi, sot paguam faturën e ndeshjes në Suharekë, ku kishim angazhim maksimal, para kësaj ndeshje kishim katër lëndime (Lilaj, Krasniqi dhe Zyba), Dellova dhe Boshnjaku nuk u rikuperuan. Një humbje e dhimbshme, e dinim që do të ishte e vështirë, por ka edhe 90 minuta, nuk duhet assesi të thuhet që Prishtina është eliminuar, por është një rezultat tejet negativ. Duhet ta harrojmë këtë humbje, pasi pas 4 ditësh kemi një ndeshje që edhe nga tradita edhe nga pozita e kemi të vështirë”, tha Ramadani për Art Sport.

Tutje ai tha se duhet ta menaxhojnë gjendjen e futbollistëve për ndeshjen kthyese.

“Duhet ta menaxhojmë gjendjen e futbollistëve, pasi pas ndeshjes kthyese, pas tre ditësh luajmë ndeshjen e vitit ndaj Dritës. Do ta shohim si do të jetë, nëse sot do t’i kishim pas lojtarët me 100% të gjendjes së tyre, jam i bindur që më ndryshe do të ishte ekipi jonë. Ta shohim si është gjendja e futbollistëve deri atëherë”, përfundoi Zekrija Ramdani.

Ndeshja kthyese mes Llapit dhe Prishtinës zhvillohet pas dy jave në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera