Zeka: Thaçi po luan me partitë politike dhe deputetët
Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 20 July 2017
Deputeti i zgjedhur i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka komentuar edhe njëherë çështjen e takimit konsultativ të së hënës me partitë politike nga ana e Presidentit Thaçi. Zeka tutje ka dhënë përsëri qëndrimin e tij se ky takim me subjektet partiake, nuk do duhej të ndodhte e sipas tij me këtë rast Presidenti Thaçi po bënë lojë të cilën e ka quajtur ‘’guxhas’’. Në statusin e bërë në llogarinë e tij në Facebook, Zeka tha se Presidenti i vendit vazhdimisht do të bëjë show mediatik, gjë e cila sipas deputetit të Nismas, po i kushton shumë vendit.
Statusi i plotë i Milaim Zekës i shkruar në Facebook:
”Nuk e di nese nja 2 perqind e prishtinalive te “vjeter” e kuptojne se çka eshte loja e guxhave, dhe si luhet ajo?! Nese jo, munden me i pyet katunarte si une, edhe ua sqarojne.
Po presidenti i vendit, me kete ftesen drejtuar partive politike, per nje takim diten e hene, ora 10-te, ashte funde e krye veq sa me lujte guxhas me keto parti, dhe asgje ma shume. Kjo ashte loje me votuesit e Kosoves, loje me deputete, pa e kuptu presidenti, se egjithe kjo, do t i kthehet ne bumerang.
Show mediatik i Presidentit (per ta vene ne vend te pare ne listen e Kallashit, Linda Morines e Bleona Qerretit), po i kushton shume vendit, dhe po i forcon shume kundershtaret e tije politik. Vendi nuk ka nevoje per asnje konsulte paraprake me parti. Vendi ka nevoje qe te thirret seanca parlamentit, qe aty te matet forca politike e çdo subjekti politik. Hiq nami nuk bahet nese PAN-i e ban, apo nuk e bane qeverine. Nuk bahet nami as partite tjera nese e bajne apo jo. Kryesorja eshte qe te bahet qeveria nga ata qe i kane numerat, nga ata qe minden me ba qeverine.
Partite politike, mem ndegju mu, nuk kisha shku ne ate mbledhje konsultative, pasiqe nuk ka asnje vlere, asnje rezultat. Mbledhjet e tilla munde te thirren nese te gjithe deshtojne me kriju qeverine, po fillimisht parlamentin. Lista Serbe po tregohet shume e sinqerte, duke treguar hapur se “po konsultohen me Beogradin”!
Po me vjen inati bre, jo vetem si deputet, po edhe si qytetar i ketije vendi, qe Vuçiqi te ju thote diplomateve te huaje: “A ju thoshim qe lidershipi i Kosoves nuk jane te zot me drejtu nje ferme te lopeve, se le ma nje shtet”!”.
Të tjera
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...
-
ShBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës
Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe...
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...