Lajme

Zeka: Na shqiptarët gjuajmë me armë, s’bëhet nami

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 04 March 2019

Deputetja e Vetëvendosjes Fatmir Mulhaxha Kolçaku, në mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane përmendi gjuajtjen me armë nga oda e Fatmir Limajt, që u dënuan ditë më pare.
Kjo bëri që deputeti i Nismës, Milaim Zeka t’i reagojë duke ia përmendur molotovin.

Zeka i tha Mulhaxhës se kolegët e partisë së saj sikur gjuanin me molotov në shtëpinë e Isa Mustafës.

“Lutu që at askanë gjujt me molotov njejtë sikur kolegët e tu që i kanë gjujt shtëpijën e Isa Mustafës. Edhe me u rrok armët Fatmire ski në çka me u kap”, tha Zeka, duke shtuar se ne jemi shqiptarë edhe gjuajmë më armë.

-Advertisement-

“Na jemi shqiptar edhe gjujmë me armë, tybe nami su bo. Tash, ai njeri i bordit të postës është i joni edhe koka shkarku”, tha ai, duke shtuar se Osman Ejupi, njëri nga drejtorët e bordit të Telekomit ka qenë njëri i Nismës.

“Ai njeri i bordit të postë është i joni edhe koka shkarku. Duheni me ditë qe krejt partit që qojnë njërz të vet nëpër institucione publike. Ai i postës është njeri i Nismës”, tha Zeka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera