Lajme

Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 16 Tetor 2026

Zëdhënësi i Aleancës ka reaguar ashpër kreut të Mitrovicës Faton Pecit, pas një postimi në “Facebook” ku Peci është marrë me deklarimet e Daut Haradinajt dhe Dardan Krasniqit.

Në reagimin e tij, Kushtrim Xhemaili e ka quajtur Pecin “kryetar të një partie me tre anëtarë”.

“Çështjen tonde ja kemi lënë medias, s’ka ditë që s’të dalin skandale”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

“Ti je përfaqësuesi më i denjë i kësaj kaste të mazhorancës, një shpi budallë. E keqja më e madhe është që përpos që jeni budallë, jeni antikombëtarë e hajna”, thuhet në reagim.

Në fund, Xhemaili ka deklaruar se Aleanca është dyfishuar dhe ka paralajmëruar se do ta dërgojë në shtëpi pushtetin aktual.

“Zyrët i kemi më të mira, jemi dyfishu e shpejt e dërgojmë në shtëpi secilin si ti e si kasta juaj”, ka përfunduar zëdhënësi i Aleancës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy